Bardhi pas takimit të Federatës të Opozitës së Bashkuar: Tryeza e hapur për këdo që ndjehet në opozitë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi refuzimin e ftesës nga ana e Lulzim Bashës për pjesëmarrje në takimin mes partive politike të opozitës për krijimin e të Federatës të Opozitës së Bashkuar
“Në dy vite opozita e përçarë ka qenë dhuratë shumë e mirë për qeverinë e edi ramës, cilido që është i përgjegjshëm në atë që presin qytetarët sot kam marrë një mesazh të mirë, që jemi bërë të gjithë bashkë për të kundërshtuar deri në rrëzim qeverinë e Edi Ramës dhe bërë një alternativë e besueshme. Ka qenë e hapur diskutimi për çdo parti, cilido është i lirë nëse dëshiron t’i bashkohet Federatës opozitare, ka qenë iniciativë e partive aleate që është mbështetur nga PD dhe kane qenë aleatët Duka. Partitë që janë deklaruar janë të vendosura të jenë në opozitë. Cilido që është në opozitë dhe ndjehet në opozitë e vetmja rrugë për t’u forcuar është të gjithë bashkë, të bashkuar rreth ideve, nuk shikoj asnjë rrugë tjetër.Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të qenë më të fortë”, tha Bardhi.
-
-
-
Rikthimi i lojërave të fatit, Pampuri: Tjetër aferë korruptive!
16 Shkurt, 11:42
Po ndodh...
Kështjella PD që u bë Mejhane e Berishës dhe kështjellë e Ramës
ide
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
Referendumi - Legjitimiteti i rrejshëm i Sali Berishës
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


