Barometri/ Sonila Agostini: Në 2025 do të kemi 62 gra deputete në parlament

Sot në emisionin Barometri në Euronews Albania u diskutua për kuotat gjinore në listat e kandidatëve për deputetë. Sipas gazetares Sonila Agostini në parlamentin e ardhshëm numri i grave deputete mund të arrijë deri në 62 gra nga 50 gra që janë aktualisht.
“Unë mendoj që në zgjedhjet e vitit 2025 nga 50 gra që janë aktualisht besoj parlamenti i ardhshëm për shkak të kuotave të këtij truku që është vendosur besoj 60-62 do të jenë gra sepse 50 janë aktualisht.
Me gjithë ashpërsinë dhe mënyrën si u bënë listat në 2021 mendoj që në 2025 për shkak të kuotës së detyruar, këtij përcaktimi, kësaj renditje dhe faktit që duke parë projeksionet e listave aktuale të PS-së dhe PD-së ku në krye të listave janë të vendosura gra, që është fakti i kryer që do të jenë deputete mendoj që në parlamentin e ardhshëm do jenë 60 deputete gra” tha gazetarja Sonila Agostini.
-
Kupa e Italisë/ Kualifikohet Roma, mund me rezultat të thellë Sampdorian
18 Dhjetor, 23:21 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


