Basha: PD është e vetmja forcë politike që ka kërkuar qartësisht mundësimin e votës së diasporës

2 Maj 2024, 13:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Basha: PD është e vetmja forcë politike që ka kërkuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një status në rrjete sociale ka reaguar sërish pas protestës të disa aktivistëve në Kuvend në lidhje me votën e emigrantëve. 

Basha shkruan se Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që ka kërkuar qartësisht mundësimin e votës së diasporë.

Postimi i plotë i Bashës:

Partia Demokratike e Shqipërisë është e vetmja forcë politike që ka kërkuar qartësisht mundësimin e votës së diasporës.

Bashkatdhetarët tanë duhet të votojnë si një e drejtë kushtetuese, por politika e vjetër e tranzicionit të stërzgjatur ka frikë, sepse ata janë arsyeja kryesore që shqiptarët janë larguar.

Të vendosur për t'i mundësuar diasporës të drejtën e votës!

Basha: PD është e vetmja forcë politike që ka kërkuar

 
 

 

Po ndodh...