Batuta e deputetit të PD-së shkakton të qeshura në Komision: Ore a ju marrin dhe ju këta të dyshekëve?

Deputeti i PD Saimir Korreshi ka shkaktuar të qeshura ditën e sotme në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, teksa shtroi një pyetje…
“Ore ju marrin edhe ju këta të dyshekëve? Vdiqa o burri i dheut”, u shpreh ai, teksa kolegët e tij nuk e mbajtën të qeshurën.
Por përtej humorit, Korreshi ka ngritur shqetësimin se këto kompani marrin të dhënat e qytetarëve duke i shqetësuar më pas.
Deputeti ka shtruar pyetjen nëse dikush mban apo jo përgjegjësi për shpërndarjen e të dhënave të qytetarëve në këtë mënyrë.
“Nuk e di, a ju kanë marrë ju në telefon, na grinë ata të dyshekëve nëpër telefon. Edhe, vdiqa mor burrë i dheut. Këta të telefonisë, a mbajnë ndonjë përgjegjësi? Për dyshekët, na grinë në telefon. E shoh që marrin për kategori të caktuara, për grupmosha të caktuara, për qytete të caktuara. E shoh që krahas numrit të telefonit kanë edhe të dhëna të tjera. S’ka nga e merr nëse nuk e merr nga këta të telefonisë”, u shpreh ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


