“BE paralajmëroi Ramën”, Abilekaj: Para vendimit për Ballukun do ketë ndryshime në qeveri

18 Shkurt 2026, 22:35 / POLITIKË ALFA PRESS

“BE paralajmëroi Ramën”, Abilekaj: Para vendimit për

Ndryshimet e paralajmëruara në Kodin e Procedurës Penale nga Kryeministri Edi Rama nuk kanë qëllim të mbrojnë numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun, por vetë atë dhe të tjerët pas, mendon gazetari Enton Abilekaj.

Ai argumenton se ndryshimet do të miratohen pasi të jetë marrë një vendim për çështjen “Balluku”, e cila pritet të zgjidhet së shpejti. Kjo logjikë sugjeron se objektivi i vërtetë i ndryshimeve nuk është mbrojtja e figurave tashmë nën hetim, por e atyre që mbeten pas tyre, duke përfshirë vetë kreun e qeverisë.

Abilekaj paralajmëron dhe për ndryshime në qeveri para 23 shkurtit, pra të hënën kur pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve.

“Ai e tha që është çështje kritike për raportet e Shqipërisë me BE-në. Jo çështja e Ballukut sepse kjo cështje praktikisht në datën 23 merr një zgjidhje. Zoti Rama ka thënë që ndryshimet në kodin e procedurës penale do të bëhen pasi kjo çështje të marrë një zgjidhje. Pra ndryshimet nuk i takojnë çështjes Balluku, por i takojnë çështjes Rama.

 Rama po i bën këto ndryshime jo për të mbrojtur Ballukun, për të cilin vendimi do merret të hënën, por për të mbrojtur ata që mbeten pas Ballukut, domethënë veten, për të cilët vendimet do jenë më vonë. Dhe ky qëndrim, që ngjan fiks me atë të Milosheviçit në në Serbi që e përmendët juve, do të jetë vërtet përcaktuese në integrimin e Shqipërisë.

Dhe besoj që, që Rama është gati të sakrifikojë gjithçka tani për të mbrojtur veten. Ky është problemi që kemi ne sot. Ne kemi kemi një kryeministër që në daljet publike dje e pamë te AKSHI. E pamë që mbrojti te AKSHI një drejtor i cili i takon të njëjtës kompani që akuzohet për grup të strukturuar kriminal, por me këtë do merremi më vonë. Dhe u premtoi atyre që do të paguheni mirë po të qëndroni solidarë me njëri-tjetrin, pra sa lekë të doni vetëm mos flisni për ta konsoliduar akoma më tej bandën, bën dhe një ligj për të mbrojtur të gjithë ata që do të akuzohen nga prokuroria nga moment, nga e enjtja e ardhshme dhe mbrapa, dhe këtë Bashkimi Evropian besoj që e ka kuptuar

Mendoj që me këtë presion që ka Bashkimi Europian ndaj Shqipërisë, ajo çështje do të marrë një drejtim dhe por besoj gjithashtu që para të hënës do të kemi disa ndryshime të tjera që mund të jenë ndryshime në qeveri. Mendoj që zoti Rama e tha, e la të nënkuptohet që dorëheqjen e Ballukut do e kuptojë, do e marrë, do e marrë parasysh kur të vijë koha. Nëse marrim të vërtetë që Balluku i ka kërkuar tre herë dorëheqjen, tregon që Rama ka dashur që për interesin e vet të ekzpozojë Ballukun. Pra për të mbrojtur veten, ka nxjerrë Ballukun para dhe ka thënë që unë nuk e shes Ballukun dhe do mbrojmë, do e çojmë në kushtetuese. Do bëjmë ndryshime në kod e të tjera e të tjera për të mbrojtur Ballukun, Në fakt, faktet tregojnë që tani të hënën ka imunitetin e Ballukut dhe pas të hënës do flasi me pezullimin, e imunitetin e ministrave do të bëjë të enjten ndryshimin.

Këtu ka joshur sigurisht edhe institucionet e pavarura, Gjykata Kushtetuese e të tjera e të tjera, që u tha dhe sot nga kryetari i opozitës. Kështu që besoj që kjo betejë sapo ka filluar. Vërtetë sot ky është një grup faktmbledhës që ishte i parashikuar që nga rezoluta e Parlamentit Europian për zgjedhjet. Por në qoftë se e shikoni, shumë pak u morën me zgjedhjet, më shumë u morën me çështjen e korrupsionit.

Sepse prioriteti i tyre tani është kjo. Dhe ju folët për progres raportin. BE-ja e vërtetë ka qenë tolerante në marrëdhëniet e shteteve personale me qeverinë shqiptare. Vërtet ka pasur komisionerë si Marta Kos, që janë të painformuar domethënë për çfarë ndodh në Shqipëri, por në qoftë se ne do lexojmë raportet, progres raportet e BE-së, të gjitha këto që ne themi dhe të gjitha ato që mediat ndërkombëtare i thonë, janë në raport.

Rritja e perceptimit për korrupsionin, është në raport. Fakti që Shqipëria nuk ka ecur sa duhet në luftën kundër korrupsionit është në raport dhe madje në një progres raport, e vetmja gjë që vlerësohet është ajo që ka bërë SPAK-u kundër korrupsionit. Për qeverinë nuk thuhet asnjë fjalë, asnjë fjalë e mirë.”- tha Abilekaj në ‘Task Force’.

Po ndodh...

ide