Bejko: Siç na paralajmëruan amerikanët, ne sot po hamë të gjithë bar. Nëse mbështesni Berishën, nuk e dua votën tuaj!

28 Prill 2023, 11:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Bejko: Siç na paralajmëruan amerikanët, ne sot po hamë

“Edi Ramës i duhet Berisha, i duhet Meta”, thotë Roland Bejko, sepse argumentoi se me të tillë kundërshtarë në opozitë, të cilët iu ka mbyllur derën Perëndimi, kryeministri aktual e sheh pushtetin të pakërcënuar. “Nuk i duhej Lulzim Basha, kur amerikanët e mbështetën dhe e panë si shpresë për të ardhur në pushtet”, shtoi Bejko. Dhe kjo është arsyeja që sipas tij, Ramës i intereson që të ketë përballë Berishën dhe Metën dhe nga ana tjetër, këta të fundit të mbetur të pashpresë, iu intereson të bëhen bashkë me të për hir interesit të tyre personal, politik dhe ekonomik, në atë që “Trekëndëshi i Bermudës”.

Thirrjen e famshme të ambasadores amerikane Yuri Kim nga selia e PD-së, Roland Bejko e komenton kështu. – “Amerikanët u bënë thirrje se do të hani bar, ose zgjidhni këtë tjetrin, Lulin. Demokratët, një pjesë e mirë shkuan pas Berishës. Por ne realisht jemi duke ngrënë bar ashtu si të gjithë shqiptarët janë duke ngrënë bar, sepse në Shqipëri nuk funksionon demokracia, për aq kohë sa nuk ke një opozitë të shëndetshme.”

Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë e Tiranës, hedh akuza të forta në drejtim të Sali Berishës, duke theksuar se qëllimi i këtij të fundit nuk është rrëzimi nga pushteti i Edi Ramës. Bejko tha se qëllimi i Berishës është që të eleminojë Partinë Demokratike dhe të dalë forcë e dytë, në një kohë kur e di se e ka të pamundur për të rimarrë partinë

Roland Bejko ishte i ftuar në Real Story në Report TV me gazetarin Sokol Balla.

“S’e kemi brenda vetes garës, se tashmë PD është e ndarë, Berisha po kërkon një identitet të ri politik, në emër, por edhe filozofi, as vulën, as partinë dhe as grupin e PD, nuk e merr dot sepse është i ndaluar, është i refuzuar, duket si një fantazmë që vjen nga e shkuara në një gjeneratë tjetër, përveç dëmit që i bëri PD, Berisha nuk mundet ta rifitojë kohën që të fitojë marrjen e PD dhe të marrë pushtetin pastaj. Berisha e di mirë që nuk e merr kurë pushtetin në kushtet ku ndodhet dhe e dinë që nuk bëhet më alternativ qeverisëse, Berisha luan për të qenë i dyti dhe kërkon të na eleminojë ne”, tha Bejko. – “Unë kurrë nuk i kam tradhtuar as demokratët, as të përndjekurit politikë, sepse kam qenë një zë i fortë lirie”, u shpreh ai, duke iu përgjigjur akuzave nga ata të cilët ai i quan “të një modeli të vjetëruar komunist” .

Kandidati demokrat për Tiranën bëri edhe një thirrje të fortë për demokratët që mbështesin Sali Berishën.

“Do t’ii lutesha që të mos më jepnin një votë sepse nuk e dua votën e tyre sepse nuk janë aq naiv ata që e besuan Berishën, ata duan dhe besojnë se Berisha është shpallur Non Grata për shkak të një komploti të brendshëm Rama-Basha, është budallallëk që ta besosh”, deklaroi Bejko.

Është arritje historike”, shtoi Roland Bejko, “që sot ka një Parti Demokratike pa Sali Berishën”, dhe sipas tij kjo gjë tashmë është bërë fakt.

“Është arritur që jemi një PD pa Sali Berishën dhe kjo është arritje. Mund t’ju siguroj ju dhe opinionin publik. Kryesia më zgjodhi mua që unë isha një zë kundër berishizmit. Unë ju garantova që edhe 1 të ngelet, unë do të tërhiqet nga gara, unë e konsideroj Tiranën si Stalingradi, ne më shumë se numra, jemi ide, që të ndërtojmë një PD të vërtetë dhe për këtë jemi të përbetuar me njëri tjetrin. Jemi përfaqësues të bindur të euroatlantizmit”, shtoi ai.

Bejko thotë se programi i tij është decentralizues dhe çmonopolizues, që do të thotë se është krejtësisht i djathtë, mes 5 partive të majta në këto zgjedhje.

Premtimet e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçit, Roland Bejko i konsideroi si banale.  – “Tuneli nëntokësor të sheshi është një finte, sa për spektakël, por s’e bën do golin. Belindi më ngjan si i “Zakonshmi Ceto”, ai premtonte tunele nën Adriatik, për të lidhur Sicilinë me tunele nën det me pjesën tjetër të Italisë, premtonte dhe ura mbi det. Autobus fals, shiko ça shembulli. Krijon pabarazi totale. Është banal premtimi që bën vëllai i Erionit, Belo”, tha  Bejko.

 

Po ndodh...

ide