Belinda Balluku del nga GJKKO, hesht për mediat

22 Nëntor 2025, 10:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Belinda Balluku del nga GJKKO, hesht për mediat

Zv.kryeministrja e pezulluar Belinda Balluku ka dalë  nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pas një seance që zgjati rreth 40 minuta. Balluku nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe mbajti heshtje totale për mediat.

Seanca e sotme u zhvillua për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj saj dhe bashkëpunëtorëve të saj, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit. Krahas motrës së saj, Pamela Qirko, në mbrojtje ishte dhe avokati Ardian Kalia.

Balluku u pezullua nga detyra dy ditë më parë me vendim të GJKKO-së dhe iu ndalua dalja jashtë vendit.

Ajo është marrë zyrtarisht e pandehur prej datës 31 tetor 2025 dhe akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publikë”, në bashkëpunim me vartësit e saj, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 180 milionë euro.

 

Po ndodh...