“Belinda Balluku u refuzua në unison"/ Berisha tregon prapaskenat e Konferencës për Korridorin VIII: Pse u bë mikëpritesë Spiropali!

20 Shkurt 2026, 13:16 / POLITIKË ALFA PRESS

“Belinda Balluku u refuzua në unison"/ Berisha tregon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar prapaskenat e Konferencës për Korridorin VIII që u mbajt pak ditë më parë në Tiranë. Sipas tij ishte parashikuar që ajo të  organizohej nga Belinda Balluku, por u refuzua në unison nga partnerët ndërkombëtarë.

Sipas tij, e gjitha agjenda dhe projekti i mbajtjes së kësaj konferencë u përmbys dhe më pas mikëpritese u bë Elisa Spiropali.

Berisha solli në vëmendje edhe inspektimet që Balluku ka bërë në akset rrugore, pjesë të korridorit VIII në zonën e Elbasanit.

E dini çfarë ndodhi me korridorin VIII, u përmbys çdo projekt, cdo plan brenda 24 orëve. Ishte parashikuar mikëpritesë Lubia, u refuzua në unison nga partnerët dhe vendet e tjera dhe e mori Spiropali. E patë ju Lubinë të ishte në atë takim?!  Ishte për korridorin VIII, për transportin. E keni parë sa herë ka shkuar në aksin Elbasan-Librazhd të veshur me kostumin e ndërtueses, a ishte gjë aty, ku ishte?! Prandaj komshia me çon mesazh mua”, tha Berisha.

 

Po ndodh...