Policia nuk mori përsipër protestën e PD, Berisha: Provokim i rëndë! Ne organizojmë vetëm protesta paqësore

20 Shkurt 2026, 14:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Policia nuk mori përsipër protestën e PD, Berisha: Provokim i

Në përgjigjen kthyer PD-së, Policia e Tiranës tha se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit të opozitës, por do të ketë masa pasi ka informacione se mund të ketë dhunë.

I pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati Sali Berisha e konsideroi këtë “një akt provokacioni të rëndë” të Policisë së Shtetit, duke u shprehur se protesta do të jetë paqësore.

Komenti ynë është ky. Narko-policia të kryejë detyrat se zyrtarët po arratisen, po ia mbathin si minjtë. Çfarë mendoni ju se është arratisur vetëm Agasi? Janë arratisur dhjetëra të tjerë. I bëj thirrje organit të akuzës të bllokojë provizorisht të gjithë pasaportat e zyrtarëve që kanë dosje në SPAK. Ia mbathi Agaçi, ia mbathi Agasi, drejtorë që s’ia di emrat. Sa i përket asaj që thonë ata, protesta është paqësore. Ne organizojmë vetëm protesta paqësore. E kemi platformë këtë. Ky është nja akt provokacioni i rëndë i tyre që s’ka asnjë impresion, opozita do vazhdojë deri në fitore të plotë dhe minjtë që po ikin do të kapen kudo që të jenë. Largimi do shpallet një vepër e rëndë që do trefishojë dënimin. Nuk ka patur eksponentë të PD-së që kanë hedhur molotov. Do t’i shihni aty risitë e protestës, e kanë në duar qytetarët”, tha Berisha.

I pyetur për takimin Rama-Trump në mbledhjen e Bordit të Paqes në Uashington, Berisha tha: "Edhe atje ku ishte mendoni ju që s’mori mesazhe?! Në korridore ka marrë të gjitha mesazhet ai, është dëshmitar Ervin Demo"

 

Po ndodh...