Berisha e shpall sërish Bashën "armikun" më të madh të tij, ja çfarë thotë i nervozuar!

Pas një periudhe të gjatë propagande intesive nëpër medie nga analistë, politikanë të rreshtuar në krah të Berishës dhe madje, edhe nga ish-bashkëpuntorë të Bashës deri në 11 qershor kur "iku vula", retorikës së helmët të një bashkëpunimi të fshehtë mes të dyve, duket se i kanë dalë lakrat.
Vetë Sali Berisha pas konseguencës së Bashës duke vendosur vijë të kuqe se kurrë nuk do bashkëpunojë me treshen Rama-Berisha-Meta, (Edhe këtë të martë te Euronews), e ka mbyllur lojën, duke e shpallur sërish atë "armikun" e tij më të madh brenda demokratëve.
Teksa deklaron se dera e Partisë Demokratike është e hapur për të gjithë demokratët që duan të rikthehen aty ku kanë kontribuuar, Sali Berisha duke folur në A2, u shfaq i nervozuar kur u pyet edhe për Lulzim Bashën, si dhe e sulmoi ashpër.
“Mendoj se në tërësi, baza është e bashkuar. Ky është një proces në të cilin ftohet edhe demokrati i fundit që ka mbetur i zemëruar në bazë për t’iu bashkuar kontributit, investimit të tij që ka bërë në shtëpinë e tij. Harroje atë. Cfarë e lidh atë me PD. Nuk ka asnjë lidhje me PD. Ai në pabesi ka si vëlla Edi Ramën”, tha Berisha./Alfapress.al
-
-
Habit gazetari: Rama do të legalizojë prostitucionin në fund të mandatit
25 Shtator, 23:25
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


