Berisha: Erion Veliaj e palosi Ramën për 35 minuta, fitore!

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, Sali Berisha tha se, Erion Veliaj e palosi Edi Ramën për 35 minuta.
Sipas Berisha, vetëm mosbindja civile është shpëtimi i Shqipërisë.
Pjesë nga fjala e Sali Berisha:
Të dashur miq, jam dakord tha Edi Rama me fjalë dhe presje sepse Erion Veliaj e di se ku janë 130 milionë të fshehura të ndërmarrjes Rama-Veliaj.
Sepse Erion Veliaj e di se si Edi Rama firmosi për 8 pikë për sipërmarrjen që nuk ekzistonte.
Sepse Erion Veliaj e di se pse Edi Rama ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve dhe kaloi në djegien e mbetjeve.
Pra, të dashur miq ju patë një pengmarrje absolute, reciproke.
A e kuptoni pra se sa i fortë është Edi Rama kur për 35 minuta paloset nga Erion Veliaj?
Ç’na mbetet ne?
Çfarë dinte tjetër nga kodi i mafies?
Erion dhe Ramë, Edvin jeni një. Dumanët le të merren me drejtorët dhe kundërshtarët tanë, me ne nuk guxojnë kurrë.
Se ne u bëjmë atyre këtë dhe atë.
Të dashur miq, këto zhvillime të sotme tregojnë dhe njëherë se vetëm zemërimi juaj, se vetëm protesta juaj, se vetëm beteja juaj, mosbindja juaj civile është shpëtimi i Shqipërisë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

