Berisha flet pas takimit me Ilir Metajn në selinë e Partisë Demokratike

4 Tetor 2022, 16:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha flet pas takimit me Ilir Metajn në selinë e Partisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit Sali Berisha me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se çfarë diskutoi me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Metajn ditën e sotëm.

Në statusin e tij Berisha shkruan se në takim morën pjesë dhe zoti Flamur Noka dhe deputeri i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Ai shton më tej se në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakort për bashkëpunim, bashkërendim me Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër regjimit absolut të Edi Ramës.

Statusi i Plotë i Berishës:

Takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ish - Presidentin, Ilir Meta.

Sot, në Selinë e Partisë Demokratike zhvillova një takim me Kryetarin e Partisë së Lirisë zotin Ilir Meta.

Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe deputeri i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë n


ë zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër regjimit absolut të Edi Ramës.

Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.

 

Po ndodh...