Berisha: Jemi në një revolucion, protestat tona paqësore. Edi Rama është i interesuar për dhunë

23 Shkurt 2023, 20:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha: Jemi në një revolucion, protestat tona paqësore. Edi

Kur nisja zyrtarisht e fushatës për zgjedhjet e 14 majit po afron, kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se jo të gjitha mediat pasqyrojnë në mënyrë të balancuar aktivitetet e kandidatëve. 

Gjatë takimit me drejtuesit e departamenteve në selinë blu, Berisha tha se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë marrë media me qira dhe dominojnë hapësirën e transmetimit. 

Porosia e tij për kandidatët e PD ishte që të shfrytëzojnë rrjetet sociale. 

"Nuk ka asgjë më të çmuar se zërin tuaj këtu. Zërin tuaj në media, kudo që ju jeni. Zërin tuaj në rrjetet sociale. Ju ndiqni mediat. Kandidatët tanë nga mëngjesi në darkë në fushatë. Pse i paraqesin? Grimcat më të vogla, sikur këta nuk ekzistojnë, i fshehin. Dhe bën një veprim Erion Veliaj, ka hapësirë sa Edi Rama. Mediat janë këto që janë. Disa prej tyre nuk mbajnë këtë qëndrim, por shumica janë të kontrolluara nga të dy këta në mënyrë mizore, më të egër. 

Disa nga rrjetet janë marrë me qira nga Erion Veliaj dhe Edi Rama. Caktojnë ata se kush do të drejtojë këtë rrjet dhe atë rrjet. Çfarë na mbetet ne, na mbetet pena juaj, mendja juaj. Sa të keni hapësirë në media, por në rrjetet ju keni hapësirë, nuk keni pengesa, ndaj dhe opozita në kushtet tona duhet të përdorë mediat sociale më të fuqishme për të përcjellë të vërtetat tek qytetarët"

"Ne jemi në një revolucion dhe unë prap do të ndalem këtu, kërkoj mirëkuptimin tuaj. Kjo është një fjalë pak si e lartë dhe jo rrallë po më thonë pse po e përdor këtë term. Unë kam mirëkuptim për ata që më pyesin, por pse e përdor unë? Sepse ne kemi një regjim monist, monist, që ka vendosur sistemin defakto të eliminimit të votës. Ju që të gjithë e njihni procesin elektoral. Por nëse unë kryeministër mobilizoj të gjithë makinerinë shtetërore dhe ti drejton një forcë politike e matesh me mua, unë me një logjistrikë 100-herë më të madhe se tënden, me një buxhet sa buxheti i shtetit, kjo zgjedhjet i bën fiktive se zgjedhjet kanë një kusht themelor; lojtar në kushte të barabarta. 

Unë ju dhashë vetëm këtë shembull, por janë të gjitha praktikat e tjera që ky ndjek kundër votës së lirë. Atëherë çfarë na mbetet ne? Na mbetet të kapitullojmë, kurrë, jo. Sepse ne absolutisht do ta largojmë nga pushteti këtë dhe ne nuk do të vijmë kurrë në pushtet përveç se me votën e lirë, por këtij nuk i ndahemi ne, jo. Ne e kemi bërë njëherë këtë revolucion në vitin 1990-91. Kushtet janë të ndryshme, por ngjashmëritë janë reale. Edhe atëherë fituam, edhe tani do të fitojmë. Do të fitojmë. Do të fitojmë duke persisituar. Do të fitojmë me mekanizma të mosbindjes civile. Atëherë kishim mekanizma të tjerë të fuqishëm, nuk i kemi sot ato, por prap sot ne do të përdorim të gjitha mundësitë që kemi'', u shpreh Berisha.

Po ndodh...

ide