Gjin Gjoni: Endri Shabani nuk është kandidaturë e PD, deputeti ka të drejtë të tërheqë firmën

9 Dhjetor 2025, 21:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjin Gjoni: Endri Shabani nuk është kandidaturë e PD, deputeti ka

Procesi për Avokatin e Popullit ka nisur në një mekanizëm që nuk është i drejtë e ligjor. Kështu u shpreh deputeti demokrat Gjin Gjoni në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, pasi Berisha deklaroi se PD do ta bojkotojë procesin. Gjoni theksoi se Partia Socialiste kërkon ta marrë Avokatin e Popullit përmes një mekanizmi që nuk është ligjor.

“PS deklaroi që në fillim që do i lihet PD-së, por sesi janë ndërtuar skemat rezulton që PS kërkon ta marrë me një mekanizëm që nuk është ligjor dhe si kandidaturë të tyre. Procesi duhet të jetë transparent".

Deputeti demokrat mohoi që të ketë dhënë firmën për Endri Shabanin, për të cilin kryedemokrati deklaroi se ai do të jetë Avokati i ri i Popullit.

“Unë nuk i kam dhënë firmë zotit Shabani jo se unë jam burrë më i mirë se të tjerët. Por problemi është që në momentin e parë për efekt të kandidimit u la një rënie e lirë derisa të shkojë te kandidimi. Në momentin që kalojnë të gjitha fazat u vendos komisioni i ligjeve ka marrë një vendimmarrje e cila është e pasqyruar nëpër verbalin e seancës së komisionit të ligjeve që një deputet nuk mund të firmosë më shumë se një kandidaturë çka e ka konsideruar të gjithë procesin nul vetë Komisioni i Ligjeve. Por nga ana tjetër edhe rregullorja e parlamentit lejon. Partia Demokratike ka mundësi me deputetët që ka të çojë vetëm një kandidaturë, jo dy kandidatura. Nuk mund të çojë ë gjashtë kandidatura sepse nuk është normale që një deputet i cili firmos për një kandidaturë të shkojë në parlament në kundërshtim me atë që parashikon ligji”, theksoi Gjoni në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Gjoni solli në vëmendjen zgjedhjen Igli Totozanit, kur PS e propozoi si kandidaturë të vetme.

“Partia Socialiste erdhi me një kandidaturë të vetme, ka ardhur me Igli Totozanin. Tani këtu ka një procedurë dhe një standard. Problemi është shumë i thjeshtë. Në rast se Partia Socialiste do me të vërtetë Avokatin e Popullit t'ia lejë Partisë Demokratike, të çojmë një kandidaturë të vetme”, u shpreh Gjoni në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas Gjonit “mbledhja e firmave për të kandiduar dhe për të shkuar përpara komisionit të ligjeve nuk është e njëjta gjë me kualifikimin që ndodh pas komisionit të ligje. Janë dy procedura”.

 

Po ndodh...

ide