“Berisha nuk do të arrestohet kurrë, e ka shpëtuar Rama!”/ Kreshnik Spahiu bën sqarimin juridik

Juristi dhe ish- zëvendës kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka sqaruar si profesionist statusin juridik-penal të ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas tij ai nuk mund të arrestohet kurrë dhe për këtë, rrendit edhe arsyet. Kujtojmë se pas motivacionit si i korruptuar të shpalljes “non grata” nga SHBA të Sali Berishës, në medie dhe veçanërisht në skenën politike janë shtuar thirrjet, për një hetim dhe procedim penal të tij nga ana e SPAK. Vetë kryeministri Edi Rama disa herë ka bërë presion ndaj organeve të Drejtësisë duke kërkuar që Berisha të japë llogari.
Por sipas juristit të njohur Kreshnik Spahiu edhe nëse vërtetohen aferat korruptive apo të tjera akuza për Sali Berishën, ai nuk mund të dënohet me burg dhe një nga shpëtimtarët e tij është edhe vetë Edi Rama.
Postimi i Spahiut në FB:
SQARIM JURIDIK: Sali Berisha s’do arrestohet kurrë:
1- sepse ka kaluar afati 10 vjeçar i parashkrimit penal.
Kodi Proçedural Penal nuk lejon proçedimin e një subjekti që ka kryer veprën penale korrupsion aktiv apo pasiv dhe shpërdorim detyre 10 vjet më parë.
2- sepse Partia Sicialiste e dorëzoi qëllimisht denoncimin në Prokurori pas 9 vjetësh që erdhi në pushtet. DMTH në kufijtë e afateve penale, për ta penguar drejtësinë.
3- edhe po u ndryshua ligji, s’ka efekt prapaveprues.
Ja pse Rama dhe Berisha bëjnë teatër dhe lojë politike
-
Pse Edi Rama po sulmon prokurorinë?/ Juristi jep 3 arsye...
29 Tetor, 14:17 -
-
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


