Video/ Rama urdhëron pronarin e fabrikës: Urgjent rrit rrogat e punëtorëve deri në 500 mijë lek!

29 Tetor 2022, 11:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Video/ Rama urdhëron pronarin e fabrikës: Urgjent rrit rrogat e

Kryeministrit Edi Rama është ndalur në një fabrikë në Maqellarë, ku punohet për makinat elektrike në vende të ndryshme të BE

Kreu i qeverisë ka bërë një video me pronarin dhe stafin e kësaj fabrike ku ka treguar se rroga mesatare në këtë fabrikë është 500 mijë lekë neto, e ndërsa i ka thënë pronarit se duhet ta rrisë sa më shpejt pagën për punonjëset.

Ja punojnë për Fiatin, për makinat elektrike në Francë, për automjetet bujqësore në Gjermani. Ja dhe drejtoresha e ardhshme këtu.

Ke ndonjë gjë për të thënë?

Po. Jam shumë krenare për babain tim, këtë punë e ka sjellë deri sot në këtë gjendje dhe kaq.

Ja dhe babai emigrant. I cili e filloi çdo gjë nga zero ndërsa sot është pikë referimi për Fiatin dhe për një sërë industrishë të tjera.

Rama prej ditësh ka ndërmarrë një tur në qytetet e Shqipërisë, ku zhvillon një sërë takimesh e ndërsa e mbyll ditën me një organizim ku nderon “krenaritë e qytetit”.

 

 

Po ndodh...

ide