"Secili t’i fikë ato drita, jo si Kapllani”, Rama apel nga Peshkopia, për kursimin e energjisë

29 Tetor 2022, 11:13 / POLITIKË ALFA PRESS

"Secili t’i fikë ato drita, jo si Kapllani”, Rama apel

Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me operatorë turistik në Peshkopi ku foli mbi zhvillimin e turizmit por dhe për çmimin e energjisë elektrike. Nisur nga situata e krizës, Rama bëri apel për kursimin e energjisë nga ana e qytetatëve.

Fjala e Edi Ramës:

Nëse nuk kemi shi kemi atë hallin e madh të çmimit të energjisë elektrike pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ik fare, është çmendur komplet, ndërkohë që ne duam ta mbrojmë me çdo kusht çmimin për familjarët dhe për këtë shtresë sipërmarrësish të vegjël që falë mbështetjes që marrin nga qeveria e kësaj mbrojtje mund të operojnë normalisht”, tha Rama.

Ndërkohë që ka apeluar për kursimin e energjisë elektrike duke bërë batuta.

“Duhet patjetër që secili t’i fikë ato drita, jo si Kapllani, që i kishte lënë të gjitha dritat hap. I kemi lënë për ty tha. Po të kishte çmimin real Kapllani do kishte mbyllur dhe perdet për mua se do i dukej dhe drita e diellit sikur po e paguante vetë”, tha Rama.

 

Po ndodh...

ide