Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë/ Sot zgjidhet Komiteti Drejtues

29 Tetor 2022, 09:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë/ Sot zgjidhet

Këtë të shtunë do të mbahet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë. Sot pritet të miratohen disa ndryshime statutore dhe të zgjidhen forumet e reja drejtuese.

Një ditë më parë, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Komitetit Organizativ shpërndarë në rrjetin social TikTok një video me të rinj ku ka lajmëruar për mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë duke thënë se do të merren vendime të rëndësishme për vendin.

“Nesër (sot) do të takohemi në Konventën Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë, në mënyrë që të diskutojmë e të marrim vendime të rëndësishme për Shqipërinë që u përket të rinjve”, tha Meta.
Më 25 korrik, vetëm një ditë pasi la postin e kreut të shtetit, Ilir Meta u rikthye sërish në jetën aktive politike, duke rimarrë drejtimin e partisë së tij LSI-së. Meta mbajti konventë kombëtare të LSI-së ku u vendos që partia të mbajë emrin Partia e Lirisë.

Që në nisje të eventit u ndryshuan 2 nene në statut ku LSI i dha të drejtë vetes që të ndryshojë emrin, vulën dhe simbolet e partisë. Kjo i hapi rrugën ndryshimit të emrit të partisë së krijuar në vitin 2004 nga Ilir Meta.

Partia e Lirisë drejtohet nga një Komitet Organizator, me në krye Ilir Metën, derisa sipas statutit të zhvillohen zgjedhjet që do ta ngjisin zyrtarisht ish presidentin në krye të saj.

Po ndodh...

ide