Berisha paralajmëron revoltë të fuqishme: Po punojmë për zgjerimin e opozitës

16 Shtator 2022, 13:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha paralajmëron revoltë të fuqishme: Po punojmë

Kryetari demokrat, Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme. Në konferencën për shtyp, Berisha tha se Rama do të përballet me revoltën e popullit dhe se po vazhdon puna për organizimin e primareve.

Nëse ritmi nuk është në nivelin e duhur, objektivi është i pandryshueshëm. Të garantoj që po punohet për legjislacionin partiak të primareve.

Mund të punohej më shpejt, por mundësitë këto kanë qenë. Është një grup pune që punon intensivisht.

Protesta do të vijë dhe më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria.

Të harrojë kush se unë shkelmoj mbi fjalët e mia dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Natyrisht po punohet për zgjerimin e frontit opozitar.

Gjithçka ndonjëherë merr kohë më shumë se sa kishe parashikuar.

Edi Rama do përballet me revoltë të fuqishme popullore. Nëse Shqipëria është në rrezik, rreziku më i madh është Edi Rama,” tha Berisha.

 

Po ndodh...

ide