Berisha thirrje gazetarëve të bojkotojnë Ramën: Mos i transmetoni asnjë fjalë dhe presje marrëzirave që flet, gjersa të dalë para jush
10 Mars 2025, 18:53 / POLITIKË

Kreu demokrat Sali Berisha, u ka bërë thirrje gazetarëve të bojkotojnë kryeministrin Edi Rama, duke mos i transmetuar fjalimet e tij, gjersa ai të dalë dhe të flasë para tyre.
Ndër të tjera, Berisha tha se Parlamenti sot ishte se gjemia e braktisur nga kapiteni.
“Parlamenti sot ishte se gjemia e braktisur nga kapiteni. Edi Rama ka braktisur gjeminë që po mbytet dhe nuk do të jetë i pranishëm. Ka javë të tëra që nuk duket dot në parlament, por ka më shumë që nuk del dot para jush. Këtë e konsideroj akt të rëndë. Dhe ftoj mediat që gjersa ai t dalë para gazetarëve të mos i transmetojnë asnjë fjalë dhe presje të marrëzirave që flet”, tha Berisha.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


