Berisha zbulon si kanidatët e primareve do të futen në garë në zgjedhjet lokale

13 Mars 2023, 14:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha zbulon si kanidatët e primareve do të futen në garë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të hënë se kandidatët e dalë nga primaret do të hyjnë në zgjedhjet lokale në koalicion. Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se PD e ka tashmë një koalicion të parë me Partinë e Lirisë, e cila është zotuar të mbështesë të gjithë kandidatët e Rithemelimit të dalë nga primaret.

Sakaq, ai shtoi se zhvillimet e reja në lidhje me përbërjen e koalicionit do të publikohen ditën e martë.

“Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që Partia Demokratike hyn në këto zgjedhej në koalicion. Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kanidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ky koalicion do të njohë zhvillime të reja dhe do të komunikohen nesër zhvillimet e reja. Koalicioni është tmerri i Edi Ramës, ai është i tmerruar nga këto zgjedhje, pasi urdhëroi gjykatësit pa moral të shkelmojnë ligjet”, tha Berisha.

 

Po ndodh...