“Bllokadë qytetare”/ Berisha zbardh sloganin e protestës së opozitës

28 Tetor 2024, 16:13 / POLITIKË ALFA PRESS

“Bllokadë qytetare”/ Berisha zbardh sloganin e protestës
Ditën e nesërme opozita do të udhëhiqet nga ideja e “bllokadës qytetare”, një slogan i ri që Sali Berisha e ka shpërndarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Në protestën e nesërme, tentohet paralizimi i lëvizjes në akset kryesore të vendit për të këmbëngulur tek qeveria teknike pa Edi Ramën, si parakusht për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në posterin e publikuar në rrjetet sociale janë shënuar edhe kryqëzimet që duket se të martën pas orës 17:00 do të paralizohen nga opozita dhe që janë:

• Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”

• Rrethrrotullimi Rrogozhinë

• Rrethrrotullimi Milot

• Rrethrrotullimi Shkozet

• Rrethrrotullimi Bradashesh

• Rrethrrotullimi Rrogozhinë

• Rrethrrotullimi Levan

 

Po ndodh...

ide