Video/ Gazetarët spanjollë publikojnë para kohe fituesin e ‘Topit të Artë’, ja kush është

28 Tetor 2024, 16:03 / SPORT ALFA PRESS

Video/ Gazetarët spanjollë publikojnë para kohe fituesin e
Një lajm i bujshëm në lidhje me fituesin e “Topit të Artë” vjen në këto momente nga Spanja.

Kishte ditë që mediat iberike e kishin marrë si të sigurtë fitoren e Vinicius, por drejtuesit e Realit të Madridit nuk janë nisur për në Paris dhe për këtë arsye gjithçka sugjeron që një lojtar madrilen nuk do të fitojë.

Renditja përfundimtare, sipas disa gazetarëve spanjollë, do të shihte Rodri (Manchester City) të fitonte përpara Vinicius dhe Bellingham (Real Madrid).

Gjithsesi gjithçka do të mësohet sot në mbrëmje, kur të zyrtarizohet fituesi i këtij edicioni të “Topit të Artë”.

Po ndodh...

ide