Braçe: S’kam thënë kurrë se PD është kundër NATO-s, për pranimin në Aleancë ndikoi dhe ‘Gërdeci’
21 Mars 2024, 13:04 / POLITIKË

Deputeti i PS-së, Erion Braçe teksa ka replikuar me ligjvënësin e tij, Agron Gjekmarkaj, deklaroi se nuk ka thënë kurrë që PD-ja ka qenë kundër NATO-s.
Ai tha se për pranimin në Aleancën Ushtarake e VeriAtlantikut, ndikoi dhe shpërthimi në Gërdec.
“Ndjesë që ju ndërpreva. Meqë më ftuar dhe jam dëshmitar, por më i vjetër se unë është zoti Majko. Që nga 91 nuk gjen një akt, një dokument, një fjalim, përfshi rezoluta, kundër NATO-s. Përkundrazi është folur për bashkëpunimin dhe integrimin në NATO. Kurrë nuk kam thënë se PD është kundër NATO-s. Nuk e mendoj. Por ama më duhet ta them që një kontribut të madh për pranimin në NATO, për ta vënë nën kontroll qeverinë e Shqipërisë dhe ushtrinë shqiptare, dha dhe Gërdeci.”, tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


