“Brinjët e Trekëndëshit të Bermudës po bien”, Basha: Ose binin ata, ose binte shoqëria

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin "Bardh a Zi" në ABC News duke folur për klasën e vjetër politike që e ka etiketuar si “Trekëndëshi i Bermudës”, tha se në dialektikën normale të një shoqërie, o bie shoqëria o bie sistemi që e mban peng zhvillimin e shoqërisë.
Basha tha se brinjët e trekëndëshit po bien të treja një nga një.
Pjesë nga intervista:
Lulzim Basha: Trekëndëshi i Bermudës ishte përkufizim i imi, i një realiteti që besoj të gjithë shqiptarët e kuptonin pse pati kaq sukses si frazë.
Pyetje: Nga e dinit që do binin brinjët e trekëndëshit?
Lulzim Basha: E kam pasur bindje, se në dialektikën normale të një shoqërie, o bie shoqëria o bie sistemi që e mban peng zhvillimin e shoqërisë.
Pyetje: Po sikur sistemi të thotë do ruajm një brinjë të trekëndëshit?
Lulzim Basha: Nuk ka shanse, sepse brinjët mbajnë në këmbë njëri-tjetrin. Kështu që do bien të treja një nga një siç po bien.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

