DASH e përmendte në raportin e fundit, Berisha zihet ngushtë: Shprehte një fakt, nuk gënjente!

24 Mars 2025, 17:59 / POLITIKË ALFA PRESS

DASH e përmendte në raportin e fundit, Berisha zihet ngushtë:

I vënë në pozita të vështira, pasi edhe administrata Trump, ku kishte shpresë për të hequr “non gratën”, evidentoi si sukses të drejtësisë marrjen e tij të pandehur për aferën Partizani, Sali Berisha komentoi shkurt raportin e ri të DASH.

“Ai raport, shprehte një fakt, ajo ka ndodhur, besoj se nuk gënjente. Të them që gënjente jo. Thoshte një fakt.

Ajo ka ndodhur dhe unë e kam denoncuar atë me qindra dhe mijëra herë, nuk kishte asgjë të re”, tha Berisha në konferencën me gazetarët.

Në raport, DASH liston marrjen e Sali Berishës të pandehur për aferën Partizani, duke pasuruar familjarët e tij.

Jo vetëm kaq, por raporti tregon se DASH nuk ka asnjë lëkundje mbi vendimet e marra nga administrata e mëparshme, dhe madje evidentohet qartë nga stafi i Trump që Berisha është futur në listën e zezë të SHBA.

Po ashtu, në raport DASH thekson se duhet të vijohet me reformën në drejtësi.

Në raport thuhet:

Në shtator 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe personin e shpallur të papërshtatshëm sipas nenit 7031(c) të Aktit të Aprovimeve për Operacionet e Jashtme të Departamentit të Shtetit për vitin 2021, Sali Berisha, për korrupsion për veprime zyrtare që përfitonin interesat e familjes së tij.

SPAK akuzoi gjithashtu dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesën e dhëndrit në kompani të lidhura me korrupsionin.”

Po ndodh...