Dashamir Shehi: Rama nuk e ka qeverisur Shqipërinë, por e ka sunduar! Ka bërë më shumë dëme se Berisha

31 Mars 2025, 23:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Dashamir Shehi: Rama nuk e ka qeverisur Shqipërinë, por e ka sunduar!

Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se Rama e sundon Shqipërinë dhe duhet të largohet nga pushteti pasi ka bërë më shumë dëme se Berisha. 

Dashamir Shehi: Rama nuk e ka qeverisur Shqipërinë, por e ka sunduar Shqipërinë. Po të ishte demokraci kjo e jona, se nuk është, por me këtë formë ku e ka sjellë ky nuk ka qenë. Është derivat i marrëveshjes së 2008. Këtë ekzagjërim që ka bërë ky nuk e ka bërë njeri tjetër, as Berisha, nuk e solli qeverisjen në këtë nivel.
Çfarë ka bërë? Ka zaptuar të gjithë institucionet. Që kur mandatohesh, mandatohesh për të qeverisur dhe ka të drejtë të vërë rregullat e veta, të marrë vendimet, e me rradhë. Por qeverisja nuk mund të zaptojë institucionet që janë derivat i Parlamentit. Më gjej një ent, duke fillur nga AMA e me rradhë, Banka e Shqipërisë, janë të gjitha të asgjësuara. Po si e ka sunduar? Nëpërmjet deputetëve. Bën ligj qeveria, ngrenë dorën atë.

Ylli Rakipi: Dy vetë e kanë sunduar Shqipërinë, doktori dhe Rama. Nëse do të krahasonit qeverisjen e Ranës dhe të Berishës, kush ka bërë më shumë dëm?

Dashamir Shehi: Ky që është sot.

Ylli Rakipi: Atë do thaush se ke qenë edhe në qeveri.

Dashamir Shehi: Unë letrën e fundti e kam firmosur në 1996.

Ylli Rakipi: Rama thotë hyjmë në BE brenda 2030. Si mendoni?

Dashamir Shehi: Do të doja, hyrja në Europë është e mirë për Shqiëprinë edhe pse nuk kemi standarde, por shpresoj.