Dashnor Sula: Shqipëria nuk është vend i sigurt për të jetuar

27 Shtator 2022, 19:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Dashnor Sula: Shqipëria nuk është vend i sigurt për të

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, me anë një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me situatën aktuale politike. Sula ka prekur dhe retrospektivën politike shqiptare ku thotë, se që në periudhën e rrëzimit të komunizmit, Shqipëria ende deri ditët e sotme, është një vend i pa sigurt dhe i destabilizuar. Duke ju referuar mediave Britanike, Sula ka folur me shifra reale në kuadër të shumë të rinjëve të cilet kanë bërë ikje masive në kërkim të së ardhmes së tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

POSTIMI I PLOTE

Çfarë fatkeqësie të lexosh nga zyrtarë të huaj që pas 32 vitesh nga rrëzimi i sistemit komunist, Shqipëria është sërish vend i pasigurt për të jetuar. Ky lajm i hidhur vjen nga Britania e Madhe ku bëhet me dije se është anuluar marrëveshja e nënshkruar me qeverinë shqiptare në gusht të vitit të kaluar për depërtimin e qytetareve shqiptar që aplikojnë për azil në Britani.

“Marrëveshja parashikonte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga Home Office duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar”, tha Clare Moseley, themeluesja e Care4Calais.

Pas kësaj deklarate dhe prishjes së marrëveshjes te gjithë institucionet ligjzbatuese duhet të ngrihen në këmbë dhe të çojnë para përgjegjësisë ata që e kanë kthyer Shqipërinë vend të rrezikshëm për të jetuar. Askush nuk duhet të bëhet kontribues për zbrazjen e vendit tonë nga rinia, nga truri, nga forca e punës dhe nga e ardhmja të cilët vazhdoj ë të ikin masivisht përmes kanalit të Lamansh-it duke rrezikuar edhe më tepër jetën pasi deti po "trazohet" prej motit të keq.

 Së fundi, një nga mediat prestigjoze britanike "The Telegraph”, shkuajti pak ditë më parë në një artikull të saj se “është vlerësuar se deri në fund të këtij muaji mund të kenë arritur në Britaninë e Madhe rreth 9 mijë shqiptarë. Në përgjithësi, gati 4,700 migrantë kanë kaluar tashmë Kanalin këtë muaj, duke e çuar totalin deri më tani këtë vit në 29,716, krahasuar me 28,526 për të gjithë vitin 2021 dhe 8,400 në 2020”. E në një kohë që ky fenomen nuk ndalet, nuk do ishte çudi që deri në fund të vitit të kemi një dyfishim të ikjeve krahasuar me një vit më parë.

Po ndodh...

ide