
Deputetja socialiste pranon luftën e brendshme në PS: Ka përplasje mes kandidatëve

Mimi Kodheli, kandidate për deputete nga PS-ja për zgjedhjet e 11 majit, ka pranuar se brenda socialisteve ka përplasje dhe se kjo gjë është e pashmangshme.
Kodheli, e cila gjendet në listën e hapur të PS-së për qarkun e Tiranës, ka deklaruar se përplasja mes socialistëve nuk po i bën mirë kësaj force politike.
“Kemi filluar më përpara se zakonisht. E mira është se mbërrin në më shumë dyer familjesh të përçosh mesazhin. E “keqja” është se ndonjëherë njerëzit vihen në presion. Çdo fushatë ka veçoritë e veta dhe është e ndryshme
Edhe para 4 viteve kam qenë në listën e hapur ku duhej thyer herësi, kështu që nuk jam në nxemje, por në një stërvitje të gjatë. Kam garuar në mazhoritar, po ashtu dhe kam eksperienca të ndryshme. Kjo e sotmja duhej të ishte fokusuar te projekti i madh i PS-së. Shpesh herë vëzhgoj se ka një përplasje mes kandidatëve dhe kjo nuk i bën mirë qytetarëve dhe as kandidatëve. Kjo është e pashmangshme, por do të kisha dashur që kandidatët të ishin fokusuar më shumë tek ajo që PS pretendon të bëjë gjatë 4 viteve të ardhshme të qeverisjes”, tha Kodheli në A2CNN.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128