Desada Meta i përgjigjet me ironi Berishës: S’e kam pas fatin e zëdhënëseve të doktorit!

13 Prill 2023, 17:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Desada Meta i përgjigjet me ironi Berishës: S’e kam pas fatin e

Gazetarja Desada Metaj, zv.kryetare e AMA-së i është përgjigjur sot deklaratave të Berishës.

Duke folur për Autoritetin e Mediave Audiovizive, ish-kryeministri tha sot jashtë parlamentit se është kompromisi më i shëmtuar Rama-Basha, pasi që të dy kanë vendosur si kurrë në historinë e atij institucioni, zëdhënëset e tyre.

Ai tha se duhet të ndryshojë ligji dhe të hiqen zëdhënëset nga AMA nëse nuk duam të tallemi me Europën.

Pak orë më pas Metaj ka reaguar duke deklaruar se nuk e ka pasur fatin e zëdhënëseve të doktorit që janë sistemuar në televizionet e Ramës dhe se shkruan si njeri i lirë.

“Dëgjova që më kishte përmend sot Berisha në parlament si produkt i marrëveshjes Rama-Basha.

Unë vërtet se kam pas fatin e zëdhënëseve të doktorit që ai i ka sistemuar në televizionet e Ramës dhe Veliajt me rroga të majme.
Thjesht vazhdoj të shkruaj si njeri i lirë e ca orë para se të fliste Berisha kam shkruar se ç’mendoj për të, për Ramën, Veliajn…madje dhe për Bashën!”, deklaroi Metaj.

Po ndodh...

ide