Detaje nga hetimet e SPAK për "ndërlidhësin" e Ramës, Ergys Agasin: BKH sekuestroi edhe celularët e shoqëruesve të vet
Një nga njerëzit më të përfolur dhe "misterioz", pasi ka mbajtur një profil të ulët publik, i pozicionuar shumë pranë kryeministrit Edi Rama, djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi, duket se është futur fortë në lupën e SPAK. Ergys Agasi u gjend nën kërkesën e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ditën e djeshme për të kontrolluar zyrën dhe banesën e tij.
Me urdhër të SPAK, Ergys Agasit, njeriut kaq shumë të përfolur për lidhjen e tij me kryeministrin Rama iu mor ditën e djeshme celulari i tij personal. Por nuk kanë shpëtuar as shoqëruesit e tij të cilëve iu morën dy telefona.
Gjatë kontrolleve Agasi ka shoqëruar vetë agjentët e BKH-së. Në një prononcim ditën e djeshme për CNA vetë ai ka deklaruar se nuk ka gjë për të fshehur dhe është shumë i qetë për hetimet.
“Është në kuadër të një procedimi penal tjetër të SPAK”, i deklaroi ai gazetarëve të CNA duke pranuar kontrollet e BKH dhe duke nxjerrë edhe një detaj tjetër se ky kontroll bëhej për procedimin penal të SPAK për kontrabandën e cigareve.
Por ndërkaq, ndërsa SPAK ende nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për operacionin që zhvilloi ditën e djeshme, qarqet kryesore të Tiranës ziejnë nga debatet dhe diskutimet për këtë personazh, lidhjen e tij me kryeministrin, por edhe me grupet kriminale. Ish- kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë të fundit nga arratia, lëshoi deklaratën e fortë, duke e cilësuar Agasin si ndërlidhësin e kryeministrit Rama me krimin e organizuar. Nga ana tjetër mësohet se disa urdhër-arreste për çështje ku del edhe Agasi, po shqyrtohen nga GJKKO dhe pritet të marrin dritën jeshile këto ditë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
