Dhuna ndaj gazetari Ersid Karaj dhe ekipit "Xhadat", reagon kryetarja e bashkisë Kurbin: Shpreh keqardhjen e thellë...

Ditën e djeshme, gazetari i emisionit investigativ "Xhadat" në MCN TV Ersid Karaj, ka denoncuar një rast dhune brenda institucionit të bashkisë Kurbin.
Gazetari shprehet se si përfaqësues të medias, kanë shkuar në këtë institucion për një rast denoncimi nga banorë te disa fshatrave në Malësinë e Kurbinit, që kishin shqetësime të mëdha në infrastrukturë, por bashkia e Kurbinit, sipas tij, është bërë një shtetrrethim i cili mbrohet me arrogancë nga njerëzit e fortë dhe vetë punonjësit e saj.
Ai shkruan se policia bashkiake dhe njerëz të paautorizuar të cilët kanë hyrë brenda bashkisë janë bërë palë dhe kanë penguar punën e tij dhe të kolegëve. Në momentin e hyrjes së personave të paautorizuar, pra "e të fortëve të Laçit" brenda bashkisë, policia nuk ka ndërhyrë aspak të mbrojë median nga dhuna fizike e gjuhësore të ushtruar ndaj tyre, por së bashku me këta njerëz, kanë përzënë me forcë median nga institucioni.
Pas këtij reagimi, kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje, duke kërkuar ndjesë ndaj gazetarit dhe ekipit të emisionit.
Reagimi i plotë i kryetares:
REAGIM PUBLIK
E njohur nga publikimet në rrjete sociale në lidhje me një incident të ndodhur pranë ambjenteve të Bashkisë Kurbin dhe raportimin e bërë publik nga gazetari Ersid Karaj, dëshiroj të bëj këtë reagim duke shprehur keqardhjen time të thellë për çdo keqkuptim apo përjetim të pakëndshëm që ka ndodhur gjatë kohës që përfaqësues të emisionit "Xhadat" kanë qënë pranë këtij institucioni.
Para së gjithash, respekti për median e lirinë e informacionit janë vlera thelbësore të demokracisë dhe detyrim i të gjithëve ne pa përjashtim.
Ngjarja e bërë publike nga përfaqësuesi i medias do të analizohet me seriozitetin maksimal dhe jam angazhuar personalisht që të nisë menjëherë një verifikim i plotë i sjelljes së punonjësve të Policisë Bashkiake dhe çdo personi tjetër që ka qenë prezent në ndërtesën e bashkisë në atë moment.
Nëse provohet përfshirja e individëve që kanë vepruar jashtë kompetencave apo me gjuhë dhe sjellje të papërshtatshme, do të merren masat përkatëse pa asnjë hezitim.
Në fund dua t’i kërkoj ndjesë publike gazetarit në emrin tim dhe të institucionit që përfaqësoj për ngjarjen dhe shqetësimin e krijuar pasi për mua çdo ankesë apo kritikë është vetëm një mundësi për përmirësim dhe aspak arsye për incidente të kësaj natyre.
Majlinda Cara
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

