Dita e Pavarësisë së Ukrainës, ambasada e SHBA në Tiranë: Lufta e tyre për liri dhe demokraci është shembull për botën!

24 Gusht 2024, 12:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, ambasada e SHBA në

Ukraina feston sot Ditën e saj të Pavarësisë, ndërsa lufta me Rusinë ka hyrë në muajin e 30.

Më 24 gusht 2021, shteti ukrainas shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa tanimë më shumë se tre dekada më vonë, ajo vazhdon ta mbrojë sovranitetin e saj.

Ambasada e SHBA në Tiranë, shprehet se lufta e Ukrainës për liri dhe demokraci është një shembull  i fuqishëm për botën.

Për nder të kësaj dite, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së Nancy VanHorn iu bashkua me krenari të Ngarkuarës me Punë të Ukrainës dhe Shefave të tjerë të Misionit në Shqipëri për të nderuar forcën, qëndrueshmërinë dhe shpirtin e palëkundur të Ukrainës.

Postimi i plotë:

Si sot në vitin 1991, Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Më shumë se tre dekada më vonë, Ukraina vazhdon të mbrojë sovranitetin e saj me guxim të pashoq.

Lufta e tyre për liri dhe demokraci është një shembull i fuqishëm për botën. Ndërsa ata qëndrojnë në këmbë përballë fatkeqësive, ne qëndrojmë me ta në solidaritet dhe shpresë.

Për nder të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së Nancy VanHorn iu bashkua me krenari të Ngarkuarës me Punë të Ukrainës dhe Shefave të tjerë të Misionit në Shqipëri për të nderuar forcën, qëndrueshmërinë dhe shpirtin e palëkundur të Ukrainës.

 

Po ndodh...

ide