Do hiqen Non Grata-t? Marco Rubio i shuan shpresat Berishës, rinis ndëshkimet për korrupsion madhor!

22 Mars 2025, 13:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Do hiqen Non Grata-t? Marco Rubio i shuan shpresat Berishës, rinis

Një ditë pas raportit të ri të DASH që ‘fundosi’ Sali Berishën, një tjetër sinjal ka ardhur nga administrata e Donald Trump se nuk ka asnjë mundësi për të hequr non grata-n.

Kreu i Partisë Demokratike ka pretenduar vazhdimisht se ndëshkimi ‘non grata’ ishte bërë nga Joe Biden dhe se aministrata e re amerikane do t’ia hiqte.

Por së fundmi, sekretari aktual i Shtetit Marco Rubio ka rihapur ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, duke goditur njerëz të fuqishëm në politikën botërore.

Në një postim në X, ai ka paralajmëruar se ka ndëshkuar ish presidenten e Argjentinës dhe një ish ministër për përfshirjen në korrupsion.

Sot, njoftova sanksionin sipas ligjit 7031(c) të ish-presidentes së Argjentinës, Cristina Elisabet Fernandez de Kirchner dhe ish-ministrit argjentinas të planifikimit, Julio Miguel De Vido, për përfshirjen e tyre në korrupsion të rëndësishëm gjatë kohës së tyre në poste publike. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar që të ketë përgjegjësi për zyrtarët e korruptuar në mbarë botën”, shkruan Rubio në X.

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi “Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës” ku vlerësohej puna e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe atë të pastrimit të parave. DASH vlerësonte arritjet e SPAK, në krye të të cilave, përmendte edhe marrjen e Sali Berishës si të pandehur për aferën “Partizani”, duke pasuruar familjarët e tij.

 

Po ndodh...