“Do kesh fundin e Vis Martinajt”, Sokol Balla i kujtoi fatin e një të zhdukuri, reagon Gaz Bardhi: Shqetësohu për fundin e Edi Ramës!

10 Tetor 2024, 11:07 / POLITIKË ALFA PRESS

“Do kesh fundin e Vis Martinajt”, Sokol Balla i kujtoi fatin e

Ditën e djeshme në editorialin e emisionit të tij në ABC News, gazetari Sokol Balla duke ju referuar kreut të grupit parlamentar të PD u shpreh se: "Gazment Bardhit po i shtohen çështjet që lidhen me drejtësinë edhe SPAK sot e paralajmëroj e njoftoj se mesazhet që e lidhin me Vis Martinajn ishin të sajuara dhe se karma do ti kthehet.

Sipas gazetarit Sokol Balla, "SPAK sot e paralajmëroj Gazment Bardhin dhe e njoftoj se mesazhet e supozuara të Vis Martinajn ishin të sajuara".

Lidhur më këtë mesazh të fundit publik ka reaguar edhe vetë Gazment Bardhi, përmes një letre të hapur drejtuar gazetarit. Bardhi shkruan se Sokol Balla duhet të shqetësohet për fundin e Edi Ramës, dhe jo për fundin e tij.

Më poshtë letra e hapur e Gazment Bardhit:

I dashur Kol Balla,

Familja ime, bashkëpunëtorë dhe miq të mi, më nisën të shqetësuar një video (video më poshtë – pjesë e shkëputur nga editoriali hyrës i emisionit tënd) ku më “këshilloje” që të mos thellohem në denoncime pasi karma të kthehet herë në formën e Vinit (në burg) e herë në formën e Visit (i zhdukur dhe i dyshuar se është vrarë), dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur.

Të falënderoj shumë për “këshillën”, por më lejo të të informoj ty dhe përmes teje Edi Ramën, se unë kam vendosur t'i shërbej interesit publik, pra do të THELLOHEM në denoncime! Por si gjithmonë, me fakte e prova!

Fati i keq i Edi Ramës dhe kujtdo që leh për llogari të pushtetit të tij është që kurrë nuk ka ndodhur që denoncimet e mija me fakte e prova të kenë rezultuar të pavërteta. Propaganda i ka sulmuar për disa ditë, por nuk e ka mbuluar dot kurrë të VËRTETËN!

Prandaj, rri i qetë dhe mos u shqetëso për fundin tim! Ndërkohë, fillo e shqetësohu seriozisht për fundin e Edi Ramës dhe të kujtdo që leh çdo ditë për llogari të pushtetit të tij!” - shkruan Bardhi.

 

Po ndodh...

ide