Do shqyrtohen provat e reja nga Dado dhe Dumani, Erion Veliajt kërkoi lirimin por situata e tij rëndohet!
Apeli i GJKKO ka shtyrë për ditën e nesërme seancën ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në orën 12:30.
Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme dhe dy prokurorët e SPAK Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur gjatë ditës së sotme prova të reja për të cilët ata kanë kërkuar që të vlerësohen nga ana e gjykatës. Ende nuk dihen se për çfarë provash bëhet fjalë. Ditën e nesërme do të vijojë seanca në orën 12:30 nga ku do t’i jepet fjala dhe kryebashkiakut Veliaj i cili ditën e sotme nuk është shprehur. Veliaj kishte rritur pritshmërinë te mbështetësit se në Apel do të lirohej të paktën me kusht, por dy prokurorët e SPAK kanë goditur me prova të reja duke e rënduar edhe më tej situatën e tij.
Erion Veliaj, ka nisur këtë të martë seancën në orën 10:00 në Gjykatën e Apelit. Kryebashkiaku kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, duke argumentuar se nuk ekziston asnjë kriter për mbajtjen e tij në burg.
Nga ana tjetër, një nga avokatët e Erion Veliajt, Ermir Beta nuk ka dhënë një reagim mbi këtë seancë.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128