Dorëhiqen 3 zv.kryetarët, drejtorët dhe administratorët e Bashkisë së Vaut të Dejës

15 Korrik 2025, 11:20 / POLITIKË ALFA PRESS
Dorëhiqen 3 zv.kryetarët, drejtorët dhe administratorët e

Ka përfunduar mbledhja në bashkinë e Vaut të Dejës e thirrur nga kryebashkiaku Kristian Shkreli. Mësohet se 3 zëvendëskryetarët e bashkisë, 5 administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur dorëheqjen pranë Bashkisë së Vaut të Dejës, duke plotësuar kështu porositë e kryeministrit Edi Rama për rifreskim të institucioneve.

Këto dorëheqje pasojnë ato të Bashkisë së Shkodrës dhe bashkive të tjera në vend pas ultimatumit të kryeministrit Rama.

Po ndodh...