Drejtori i ri i Burgjeve/ Këlliçi: Kupi duhet të ishte në burg! Ushtar kamikaz i bindur i Veliajt dhe bandës 5D

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar ashpër pas emërimit të Drejtrorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, i cili zëvendësoi në këtë post Klevis Qosen.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se në një kohë kur Rama e shpërblen me postin e lartë, Kupi duhej të ishte në burg, duke e cilësuar emërimin, si shpërblim për një keqbërës, pasi ai njihet si manipulues e blerës votash.
Akuzën ndaj drejtorit të ri të Burgjeve, ligjvënësi demokrat e mbështet në faktin se Kupi u aktivizua fuqimisht në zgjedhjet e fundit të mbajtura për Bashkinë Tiranë në vitin 2023, si një ushtar kamikaz i bindur i Veliajt dhe pjesë e bandës 5D.
‘Kriminalizimi i administratës dhe shpërblimi me poste i delinkuentëve elektoralë, janë ajo që Edi Rama ofron çdo ditë’, shkruan Këlliçi.
E ka vendin në burg, ndërkohë Rama e bën Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve!
Janë disa katapultime e shpërblime që hedhin menjëherë në tokë propagandën dhe hipokrizinë e Edi Ramës, kur nis fushata si kjo aktualja, ku flet për rifkreskim, afrime e prurje të reja.
Caktimi i Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Burgjeve, nuk është asnjëra nga ato që predikon kreu i organizatës kriminale “Rilindja”.
Është thjeshtë shpërblimi i një keqbërësi, i një manipuluesi e blerësi votash.
Adriatik Kupi spikat në këtë drejtim, po veçanërisht ishte aktiv në zgjedhjet e fundit të mbajtura për Bashkinë Tiranë, në vitin 2023.
Një ushtar kamikaz i bindur i Veliajt dhe pjesë e bandës 5D.
Nëse do kishte zbatim ligji dhe nëse SPAK do punonte për hetimin e krimeve zgjedhore, Kupi duhej ta kishte vendin në burg.
Me Edi Ramën, ai ndërkohë bëhet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Për më tepër, që ka lënë gjurmë dhe në tendera të dyshimtë në detyrat e mëparshme, sidomos në OST.
Kriminalizimi i administratës dhe shpërblimi me poste i delinkuentëve elektoralë, janë ajo që Edi Rama ofron çdo ditë.
Një kosto e rëndë për vendin, që meriton përgjigje të menjëhershme nga qytetarët.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128