“Duhet votim dhe numërim elektronik”, Basha: Listat e hapura, kompensimi për mungesën e një mazhoritari të pastër

Partia Demokratike ka organizuar sot tryezën e dialogut “Harku opozitar euro-atlantik”.
Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha pohoi se ka ngelur vetëm një vit nga zgjedhjet parlamentare, ndërsa theksoi se vendi është me një sistem të cunguar.
Basha: Si Parti Demokratike, në kontekstin aktual të zhvillimeve ne kemi kërkuar një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, me votim elektronik dhe numërim elektronik. Kombinimi i këtyre rrethanave, bën të mundur dhe votimin e diasporës masivisht, efektivisht dhe pa probleme apo mundësi manipulimi.
Listat e hapura nuk i kërkojmë për veten tonë. Në fakt nisur nga interesi i ngusht, një kryetar partie nuk do të dorëzonte një pushtet shtesë krejtësisht të pamerituar që mori me sistemin e 2008-ës. Por listat e hapura janë një farë kompensimi për një mazhoritar të pastër dhe mundësojnë që shqiptarët të dërgojnë në parlament burrat dhe gratë që ata mendojnë se meritojnë t’i përfaqësojnë. Por që listat të jenë të hapura dhe të mos përfundojmë përsëri në një masakër me 85 mijë vota të pavlefshme plotë 8 mandate, ndërkohë diferenca mes opozitës dhe mazhorancës është 7 mandate na duhet votimi dhe numërimi elektronik. Votimi dhe numërimi elektronik është provuar në 4 procese zgjedhore dhe ka rezultuar i suksesshëm dhe që kundërshtohet pa asnjë argument. Ndërsa sistemi Kombëtar jo vetëm i jep fund deformimit të votës, duke zhvleftësuar e një qytetari në Kukës në raport me qytetarin në Vlorë vetëm për interesa të ngushta politike. Por bën po kështu duke e trajtuar Shqipërinë si një zonë elektorale, të heqim grykën e shishes që pamundëson efektivisht votën e emigrantëve. Këto janë propozimet tona institucionele. Të dorëzuara në detaje në nëtor të vitit të kaluar në komisionin bipartizan të reformës zgjedhore, paketa e dytë. Ndrkohë paketa e parë merret me problematikat konkrete të parandalimit të shitblerjes së votës, të aseteve shtetërore, të administratës publile etj.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





