Dumani paradite zbarkoi në Shkodër, GJKKO lëshon 6 urdhër-kontrolle për anëtarë të shtabeve elektorale të PSD-së së Doshit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lëshuar gjashtë urdhër-kontrolle në qytetin e Shkodrës ndaj anëtarëve të shtabeve elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), e drejtuar nga deputeti Tom Doshi.
Gjatë operacionit janë sekuestruar disa celularë dhe është kryer kontroll i automjeteve të disa prej personave të përfshirë.
Bëhet me dije se një prej të personave ka refuzuar bashkëpunimin me autoritetet dhe si pasojë është shoqëruar nga policia për të vijuar procedurat e mëtejshme.
Hetimet vijnë në kuadër të dyshimeve për veprimtari të paligjshme të lidhura me procesin zgjedhor, vetëm pak ditë përpara votimeve të 11 majit. Deri tani nuk ka një qëndrim zyrtar nga PSD apo përfaqësues të saj në lidhje me këtë zhvillim.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128