Dy muaj në qeli, Veliaj: Më kanë izoluar kot, kanë lënë 3 gra pa burrat...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në ditën që shënon dy muaj nga ndalimi i tij me urdhër të SPAK, ndërsa a rrestimi u la në fuqi edhe nga GJKKO dhe Apeli i Posaçëm.
Ai thekson se është mbajtur i izoluar pa akuzë konkrete, duke nënvizuar se nuk ka asnjë person që mund të dëshmojë se ai ka kryer ndonjë akt korruptiv.
Reagimi i plotë:
Të dashur miq,
Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.
Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë! Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar.
Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri. Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”! Nuk do t’ua harroj kurrë! Bekime dhe mall për ju të gjithë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

