E akuzon për konflikt interesi, ja e vërteta: Berisha e shkarkoi dhe emëroi Irena Gjokën brenda 6 muajve me dy vendime

18 Dhjetor 2023, 18:23 / POLITIKË ALFA PRESS

E akuzon për konflikt interesi, ja e vërteta: Berisha e shkarkoi dhe

Një tjetër blof i Sali Berishës, lidhur me procesin e SPAK ndaj tij, është zbuluar. Prej javësh ai e akuzon gjyqtaren që i konfirmoi masat e sigurisë ndaj tij, detyrimin e paraqitjes dhe ndalimin jashtë vendit, si në konflikt të hapur interesi pasi sipas Berishës e kishte shkarkuar Irena Gjokën kur ishte Presidenti i Republikës, rrjedhimisht edhe në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Report Tv ka siguruar përgjigjen që Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka kthyer përgjigje avokatëve të Berishës për historikun e emërimeve të gjyqtares Irena Gjoka.

Nga kthimi i përgjigjes rezulton se Sali Berisha vetë e ka shkarkuar dhe e ka emëruar Irena Gjokën brenda 6 muajve me dy vendime të njëpasnjëshme.

Më 8 shkurt 1996, KLD e kryesuar nga Berisha shkarkoi gjyqtaren Irena Gjoka si të paaftë, ndërsa 6 muaj më vonë, më 23 gusht 1996, KLD që drejtohej nga Berisha e emëroi Gjokën në Mallakastër.

E akuzon për konflikt interesi, ja e vërteta: Berisha e shkarkoi dhe

 

Po ndodh...

ide