E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Altin Dumanin dhe disa prokurorë! VanHorn: Vlerësojmë bashkëpunimin e fortë të SPAK me SHBA!

10 Korrik 2025, 14:39 / POLITIKË ALFA PRESS
E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Altin Dumanin dhe disa prokurorë!

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të tjerë që janë pjesë e këtij institucioni.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi, ku mësohet se Nancy VanHorn, ka vlerësuar bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm.

Po ashtu, ajo ka falenderuar Dumanin për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.

“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni. Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, njofton ambasada e SHBA.

Po ndodh...

ide