Ed Charter/ Nga Zografi Bis dhe Ed Droga, Berisha pagëzon Ramën me emër të ri!

29 Tetor 2022, 14:05 / POLITIKË ALFA PRESS

Ed Charter/ Nga Zografi Bis dhe Ed Droga, Berisha pagëzon Ramën me

Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha, ka shpërndarë në faqen e tij në FB një nga punët e fundit të karikaturistit politik, Bujar Kapexhiu, me temë skandalin e fundit me fluturimet e kryeministrit Edi Rama.

Kapexhiu e pasqyron kryeministrin në ajër brenda një avioni të ndërtuar i gjithi me kartëmonedha euro. Pikërisht i frymëzuar nga ky krijim i Kapexhiut, Sali Berisha, i ka vendosur një emër të ri kryeministrit. Pasi më herët e ka quajtur Ed Droga dhe Zografi Bis, tani ai e ka pagëzuar me emrin e ri Ed Charter!

Kujtojmë se kreu i Rithemelimit ka qenë mjaft i ashpër me Edi Ramën, pasi hakerat iranianë publikuan të dhënat e fluturimeve të shumta të tij me avion privatë.

Super abuzim!/ 19 milionë euro kushtuan 127 udhëtimet me avion taksi të Edi Ramës!

Të dashur miq, neobllokmeni Edi Rama ka krye si kryeministër 127 udhëtime me Charter apo avion taksi për menderen e tij.

Çdo udhëtim me Charter kushton mesatarisht apo më së paku 150 mijë euro kurse ato të largëtat kushtojnë me gjithë parkingun rreth 250 mijë euro. Por të llogaritura me çmimin 150 mijë euro fluturimi, Edi Rama ka shpenzuar vetëm avion taksi 19050000 Euro. Pra kryeministri i vendit më të varfër të Europës shpenzon për udhëtime me avion në dispozicion dhjetëra e dhjetëra herë më shumë se sa kryeministri i Austrisë, një vend dhjetëra herë më i pasur se Shqipëria.

Ky është një krim publik tejet i rëndë, është banditizëm qeveritar i përmasave gjigante. Në këmbë shqiptarë ta kërrejmë sa më parë!

Këtu më poshtë keni datat dhe destinacionet e të gjitha udhëtimeve me Charter të Edi Ramës nga shtatori i vitit 2013 gjer sot!”, shkruante Berisha vetëm një ditë më parë për këtë çështje./Alfapress.al

Ed Charter/ Nga Zografi Bis dhe Ed Droga, Berisha pagëzon Ramën me

 

Po ndodh...

ide