Edi Rama e ka deklaruar që nuk e do Reformën Zgjedhore, Bardhi&Noka sot u vunë në shërbim të planit!

Për të kuptuar opozitarizmin e vërtetë të Nokës, Bardhit dhe deputetëve të tjerë të “Rithemelimit” mjafton të shohësh sjelljen e tyre të sotme përballë Damian Gjiknurit dhe deputetëve të tjerë të PS-së dhe ta vësh përballë sjelljes së tyre me deputeten Flutura Açka.
Kontrasti është shumë i madh.
Sot kishte këlthitje të lehta, përballë Açkës hungërima dhe ulërima të forta.
Sot s’kishte përplasje verbale, Açkën ishin gati ta merrnin me gjithë karrige e ta hidhnin tej.
Sot nuk kishte përplasje fizike, me Açkën dhe Bakiun vetëm një fije i ndau nga një gjë e tillë.
Ja, kjo është “opozita” e vërtetë.
Me njëri-tjetrin të hanë kokat, ndërsa me Damianin dhe të tjerët “opozitarë, por vëllezër”.
Ndonëse ishte paralajmëruar se do të bllokohej mbledhja e Reformës Zgjedhore, për çudi sot aty nuk kishte asnjë gardist dhe punonjës të Kuvendit për të ndaluar përplasjet dhe mësymjet e deputetëve uzurpues dhe bllokues të punimeve.
Të ketë bërë garda me kokën e vet këtë dhe Edi Rama të mos dijë gjë?
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

