Basha gati shpalosjen e kandidatëve të parë për zgjedhjet, ja kur mblidhet Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë!

Demokratët Euroatlantikë intensifikojnë përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa pritet që Këshilli Kombëtar të mblidhet më 10 shkurt për të miratuar kandidaturat e para për garën elektorale.
Sipas burimeve të redaksisë së Alfapress.al, kjo mbledhje konsiderohet një hap i rëndësishëm në strukturimin e ekipit dhe në konkretizimin e ofertës politike të Lulzim Bashës, e cila u prezantua për publikun më 1 qershor 2024.
Programi elektoral i Demokratëve Euroatlantikë është ndërtuar mbi reformimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe mirëqenien e familjeve shqiptare, duke ofruar një alternativë qeverisëse ndaj qeverisjes aktuale.
Burime nga kampi demokrat euroatlantik konfirmojnë se kandidatët që do të përzgjidhen do të jenë figura të spikatura, me përfaqësim nga të gjitha shtresat e shoqërisë, duke reflektuar vizionin e kësaj force politike për një politikë të hapur dhe përfaqësuese.
Me afrimin e zgjedhjeve, gara politike në vend pritet të intensifikohet, ndërsa dalja në terren dhe prezantimi i kandidatëve do të jenë një moment kyç për të testuar mbështetjen e votuesve dhe për të ndërtuar një alternativë të fortë përballë qeverisjes aktuale./Alfapress.al
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
