EMRAT/ Lirime nga detyra dhe emërime të reja, kush do të jenë ambasadorët e Shqipërisë në Serbi dhe Rusi

28 Shtator 2023, 13:46 / POLITIKË ALFA PRESS

EMRAT/ Lirime nga detyra dhe emërime të reja, kush do të

Disa lirime nga detyra dhe emërime të reja të ambasadorëve, propozuara nga kryeministri Edi Rama dhe të dekretuara sot nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Bëhet me dije nga burime zyrtare se është liruar nga detyra ambasadori shqiptar në Serbi Ilir Boçka dhe është emëruar Bardhyl Canaj.

Po kështu është liruar ambasadori i Shqipërisë në Rusi Arben Gazioni dhe është emëruar Genc Pecani.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

1. Lirohet z. Ilir Boçka nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, rezident.

2. Lirohet z. Sami Shiba nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, Sulltanatin e Omanit dhe në Republikën e Jemenit, jorezident.

3.Lirohet z. Arben Gazioni nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bjellorusisë dhe në Republikën e Uzbekistanit, jorezident.

4. Emërohet z. Genc Pecani Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bjellorusisë dhe në Republikën e Uzbekistanit, jorezident.

5. Emërohet z. Bardhyl Canaj, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, rezident.

6. Emërohet z. Artur Kuko, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), jorezident.

7. Emërohet z. Saimir Bala, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, Sulltanatin e Omanit dhe në Republikën e Jemenit, jorezident.

8. Emërohet z. Arten Hanku, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.

Po ndodh...

ide