Emrat më pikant/ Presidenti i ri, socialistët rifusin në lojë Fatos Nanon dhe Gramoz Ruçin!

Kanë dalë detaje nga mbledhja e grupi parlamentar të Partisë Socialiste e cila nisi që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte me temë propozimet për emrin e presidentit të ri.
Mësohet se përfundimisht 74 emra janë propozuar nga grupi i PS shumë prej të cilëve janë figura të njohura tradicionale të kësaj partie por që tashmë kanë dakë nga skena.
Surprizë është se nëpërmjet votimeve të shumë anëtarëve të grupit parlamentarë të PS është “rikthyer në lojë” Fatos Nano, Gramoz Ruçi, Servet Pëllumbi dhe Namik Dokle të cilët konsideroheshin sit ë tërhequr përfundimisht nga politika.
Gjithashtu me 74 emrave spikasin edhe ata të Mimi Kodhelit, Namik Dokles, Fatmir Xhafajt, Lindita Nikollës, Valentina Leskajt, Ulsi Manjës, Vasilika Hysi, Luljeta Bozo, Anastas Angjeli, Arta Dade, Shkelqim Cani, Ylli Bufi, Musa Ulqini, etj.
Pas shoshitjes”, vetëm 67 emra që janë dorëzuar pë tu shqyrtuar nga tre negociatorët e mandatuar nga Edi Rama për këtë proces: Taulant Balla; Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri.
Pavarësisht dëshirave dhe propozimeve nga Brenda radhëve të deputetëve, mësohet se Edi Rama po synon që mazhoranca të propozojë një emër surprizë shumë larg nga e tashmja dhe e shkuara e Partisë Socialiste./Alfapress.al
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
