Enton Abilekaj: PD-ja duhet të dëgjojë, jo të flasë. Nëse njerëzit nuk vijnë është tregues se kanë humbur besimin

18 Nëntor 2025, 21:31 / POLITIKË ALFA PRESS
Enton Abilekaj: PD-ja duhet të dëgjojë, jo të flasë.

Emisioni “Trialog” në RTSH, i moderuar nga Alba Alishani, ka pasur në fokus aktivitetin e fundit politik të Partisë Demokratike, përfshirë “Foltoren” e organizuar para Kryeministrisë, thirrjen e Sali Berishës në SPAK për ngjarjet e 21 Janarit, si dhe kërkesën e opozitës për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Duke iu referuar pikërisht tubimit të “Foltores”, analisti Enton Abilekaj u shpreh se pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte e ulët. Sipas tij, kjo është një shenjë që kërkon analizë të thellë brenda partisë.

“Pamë disa deputetë që folën dhe asnjë zë nga shoqëria. Nuk arriti qëllimin as si ‘Foltore’. Nëse del në shesh dhe njerëzit nuk vijnë është tregues se njerëzit kanë humbur besimin tek opozita,” tha Abilekaj.

Analisti theksoi se aktualisht PD ndodhet në një moment ku “duhet të dëgjojë dhe jo të flasë,” pasi ka një “shterpësi idesh” brenda saj, e cila duhet adresuar.

Abilekaj shprehu dilemën strategjike të opozitës:

“PD duhet të sqarojë nëse do bëjë rinovim të vetes, apo të rrëzojë qeverinë. Të dyja nuk bëhen. Zgjidhet lidership i ri dhe më pas shihen hidhen hapat që do të hidhen.”

Ai sugjeroi se Partia Demokratike ka nevojë për analizë, e cila, sipas tij, ende nuk po bëhet.

Po ndodh...