Fadroma dhe rrethim policor/ Theth në ditën e 7-të, IKMT shemb mbi 60 ndërtime, banorët vijojnë protestën
As të dielën nuk ka pushim aksioni i IKMT në zonën turistike të Thethit. Fadromat e IKMT janë në terren, ku do të prishen të tjera objekte në ditën e 7-të.
Mësohet se deri tani janë shembur mbi 60 objekte në zonë, duke përfshirë edhe objekte me struktura prej druri. Ndërkohë, numri total i objekteve që do të prishen parashikohet të paktën deri në 100.
Banorët vijojnë të kundërshtojnë këtë aksion dhe kërkojnë urdhrin e prishjes, pasi pretendojnë se një dokument i tillë nuk u është paraqitur nga drejtuesit e IKMT. Debatet dhe përplasjet kanë qenë të shumta gjatë këtyre ditëve dhe mbetet për tu parë si do shkojë aksioni i kësaj të diele.
Në terren në mbështetje të banorëve të zonës kanë qenë edhe përfaqësues të PD, të cilët kanë kundërshtuar këtë aksion.
Aksioni nisi dhe vijon në kulmin e sezonit turistik, duke krijuar një imazh të shëmtuar për zonën. Por, ka dhënë edhe një ndikim negativ, pasi vihet re një numër më i ulët i turistëve në një prej zonave më të frekuentuara të vendit tonë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
